FIFA e gjobiti Zvezdën pasi Novi Pazar raportoi dhe prishi festën e mundshme të titullit

Lojtarët e Crvena zvezda do ta luajnë ndeshjen e radhës në ligë kundër Radnička nga Kragujevac para tribunave të zbrazëta pasi u gjobitën për thirrjen e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq nga tifozët e tyre.

Për Telegrafin është konfirmuar se stadiumi i Zvezdës është mbyllur pas raportimit në FIFA për shkak të incidentit në ndeshjen Zvezda– Novi Pazar.

Shkak i dënimit është bërë brohoritja e kriminelit Mlladiq dhe slogani kushtuar atij, kështu që Zvezda ndeshjen e radhës në Maracana do ta luajë pa tifozë.

Interesant është edhe fakti se Zvezda mund ta sigurojë matematikisht titullin në këtë ndeshje dhe ironia është se mund ta festojnë në një stadium bosh, shkruan Telegraf.

Kategoritë
Sport