FIFA për herë të parë përzgjedh një palestineze si arbitre në Botërorin për femra

FIFA për herë të parë përzgjedh një palestineze si arbitre në Botërorin për femra

Heba Saadia do të arbitrojë Kupën e Botës për femra në Australi dhe Zelandën e Re nga 20 korriku deri më 20 gusht 2023.

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka zgjedhur për herë të parë një grua palestineze për të gjykuar ndeshjet e ardhshme të Kupës së Botës për femra.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA ka njoftuar se Heba Saadia do të arbitrojë Kupën e Botës për femra në Australi dhe Zelandën e Re nga 20 korriku deri më 20 gusht 2023.

Edicioni i nëntë i botërorit të femrave, i organizuar nga Australia dhe Zelanda e Re, është i pari që organizohet nga dy shtete dhe i pari me 32 ekipe kombëtare.

Kategoritë
Sport
Reklamë: ABE Kosova