FIFA zbulon logon zyrtare të Kupës së Botës 2026

Logoja përmban imazhin e trofeut të Kupës së Botës FIFA në plan të parë dhe vitin e turneut në sfond.

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) zbuloi sot logon zyrtare të Kupës së Botës 2026 në Observatorin Griffith në Los Angeles të SHBA-së.

Logoja e re e kompeticionit më të madh në futboll, që do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe SHBA, u prezantua nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo Nazario.

Logoja përmban imazhin e trofeut të Kupës së Botës FIFA në plan të parë dhe vitin e turneut në sfond.

Infantino nisi fushatën #WeAre26, e cila synon të stimulojë njerëzit, vendet dhe komunitetet që të luajnë një rol integral në nisjen e ngjarjes, thuhet në njoftimin për media.

“Ne jemi 26 është thirrje për grumbullim. Ky është një moment kur tre vende dhe një kontinent i tërë thonë kolektivisht: ‘Ne jemi të bashkuar si një që të mirëpresim botën dhe të ofrojmë Kupën më të madhe dhe më të mirë të Botës FIFA dhe më gjithëpërfshirëse ndonjëherë'”, tha Infantino.

Kupa e Botës FIFA 2026 është planifikuar të mbahet në qershor dhe korrik 2026.

Kategoritë
Sport