Filipinet marrin në dorëzim nga Türkiye edhe dy helikopterë T129 Atak

Me dy helikopterët T129 ATAK dorëzimi i të cilëve do të plotësohet më 3 dhjetor 2022 për Forcat e Armatosura të Filipineve, numri i helikopterëve që janë dorëzuar do të arrijë në 77.

Industria Turke e Aviacionit dhe Hapësirës vazhdon dorëzimet e helikopterëve T129 Atak për Forcat Ajrore të Filipineve, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA-së, mësohet se Industria Turke e Aviacionit dhe Hapësirës e cila më parë ka kryer eksportin e dy helikopterëve Atak për Filipinet, ka përfunduar proceset e testimit në komplekset e kompanisë dhe ka dërguar në Filipine edhe dy helikopterë të tjerë.

Nga Forcat Ajrore të Filipineve kanë filluar testet e pranimit për helikopterët T129 Atak që prodhohen me infrastrukturën “Faz II”. Pas përfundimit të testeve të pranimit, synohet që dorëzimi të përfundojë më 3 dhjetor 2022.

Në kuadër të marrëveshjes, Industria Turke e Aviacionit dhe Hapësirës do të realizojë gjithsej gjashtë dorëzime për Forcat Ajrore të Filipineve ndërkohë që ka dërguar në Filipine helikopterin e tretë dhe të katërt. Industria Turke e Aviacionit dhe Hapësirës dorëzimin për dy helikopterët e tjerë do t‘i realizojë brenda vitit 2024.

Helikopteri T129 Atak i cili ka dëshmuar veten në terren me cilësinë e tij në ajër të nxehtë-lartësi të lartë dhe është ndër helikopterët më të mirë taktikë, zbulues dhe sulmues në botë, ofron kontribut për forcat e armatosura dhe të policisë me normat e larta vendase.

Deri më sot Industria Turke e Aviacionit dhe Hapësirës ka kryer 73 dorëzime të helikopterit T129 Atak për forcat e policisë dhe të ndryshme brenda vendit ndërkohë që muajt e kaluar i ka dorëzuar Forcave Ajrore të Filipineve dy helikopterë T129 Atak. Bashkë me këtë është rritur në 75 numri i dorëzimeve që kompania ka kryer gjithsej.

Me dy helikopterët T129 ATAK dorëzimi i të cilëve do të plotësohet më 3 dhjetor 2022 për Forcat e Armatosura të Filipineve, numri i helikopterëve që janë dorëzuar do të arrijë në 77.

Kategoritë
BotaLajme