Fillojnë aplikimet për “Bursat e Türkiye-s 2023” të agjencisë turke YTB

Aplikimet do të mund të bëhen nga të gjitha vendet e botës për studentët ndërkombëtarë që dëshirojnë të studiojnë në nivele universitare, pasuniversitare dhe doktorature.

Kanë nisur aplikimet e vitit 2023 për programin “Bursat e Türkiye-s” të Kryesisë së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), e cila u ofron studentëve nga e gjithë bota mundësinë për të studiuar në Türkiye.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga YTB, kanë filluar aplikimet e vitit 2023 për programin zyrtar ndërkombëtar të Türkiye-s për bursat e studentëve, i cili u iniciua në vitin 1992 si “Projekti i Madh Studentor” dhe u përhap në botë nën markën “Türkiye Scholarships” në vitin 2012 me koordinimin e YTB-së.

Aplikimet do të mund të bëhen nga të gjitha vendet e botës për studentët ndërkombëtarë që dëshirojnë të studiojnë në nivele universitare, pasuniversitare dhe doktorature.

Aplikimet për programet e bursave do të merren nga faqja “https://tbbs.turkiyeburslari.gov.tr/” që do të vazhdojnë deri më 20 shkurt.

Informacione të hollësishme rreth programeve mund të gjenden në faqen “https://www.ytb.gov.tr/yvburslari/”.

Programi më gjithëpërfshirës i bursave në botë

Bursat e dhuruara nga shteti i Türkiye-s dallohen me ofrimin e mundësive të shumta për studentët ndërkombëtarë në krahasim me programet e tjera të bursave, ndërsa çdo vit aplikojnë numër rekord për bursë.

Programi “Bursat e Türkiye-s” njihet si programi më gjithëpërfshirës i bursave në botë ku përfshihen: zgjedhja e departamentit universitar, bursën mujore, shkollimin universitar, sigurimin shëndetësor, konviktin, akomodimin, programet falas profesionale dhe akademike dhe mundësitë e biletave të fluturimit vajtje-ardhje.

Përveç të gjitha këtyre, në kuadër të programit “Bursat e Türkiye-s”, në faqen e internetit të YTB-së shpallen edhe programe të tjera si Bursat Studimore, Bursat e Suksesit dhe të tjera.

Kategoritë
BotaLajme