Fillojnë aplikimet për periudhën e 2-të të kurseve të Shigjetarisë Tradicionale në Kosovë

Kurset e Shigjetarisë Tradicionale Turke që filluan në Prishtinë, Prizren dhe Mamushë në korrik të këtij viti, kanë tërhequr interes të madh, transmeton Gazeta e Re.

Rreth 150 të rinj nga Kosova kanë ndjekur kurset ne periudhën e parë.

Në një komunikatë për media, Drejtori i Institutit Yunus Emre në Kosovë, Dr. Mehmet Ülker tha se Projekti “Kemankeş” është një projekt që u zbatua në Kosovë në vitin 2021 me bashkëpunimin e Institutit Yunus Emre dhe Fondacionit të Shigjetarëve me qëllim që të promovoj harkun tradicional turk me cilësitë e tij historike, sportive, artistike, kulturore dhe edukative.

Ülker shtoi se, projekti ka për qellim të tregoj rëndësinë e shigjetarise tradicionale turke, kështu të kontribuoj në dialogun ndërkulturor duke trajnuar atletët në këtë fushë.

“Shigjetaria ishte një mjet lufte në shumë qytetërime, por është personalizuar me turqit. Gjatë periudhës osmane përveç përdorimit në luftë shigjetaria arriti të bëhej një sport i preferuar. Organizoheshin aktivitete të ndryshme sociale dhe konkurse për shigjetarinë. Me kalimin e viteve u shndërrua në një sport tradicional turk”, theksoi Ülker.

Sipas tij interesimi i të rinjve dhe të rejave kosovar në këtë fushë vjen nga transmetimi i serialeve historike turke në Kosovë, si Ertugrul, Kryeqyteti Abdulhamit, Selxhuku i Madh të cilët kanë ri zgjuar kureshtjen për shigjetarinë tradicionale.

Periudha e dytë e kursit planifikohet të hapet nga mesi i muajit Shtator të këtij viti. Për më shumë detaje dhe aplikim: https://bit.ly/3E29YJE

Kategoritë
KulturëLajmeSportVendi