Fillon gara e shtrirjes në Mal të Zi, nëntë garues po luftojnë për 350 eurot

Gara e shtrirjes, e cila e bën Malin e Zi unik në Europë dhe që organizohet për herë të 11-të në fshatin etnik “Montenegro” në Brezni, mblodhi së bashku nëntë garues nga Nikshiqi, Podgorica, Danilovgradi dhe Beogradi, të cilët po luftojnë për shpërblimin në vlerë prej 350 euro.

Garuesit shpresojnë të thyejnë rekordin e vendosur vitin e kaluar nga Dubravka Aleksiq nga Podgorica, e cila u ngrit në këmbë pas 117 orësh sa qëndroi shtrirë, shkruan Vijesti,

Që nga viti i kaluar, garuesit, të cilët shtrihen nën mbulesën e një panje njëqindvjeçare, kanë mundësinë të shkojnë në tualet çdo tetë orë.

Kategoritë
LajmeRajoni