Fillon mbledhja e KD të PDK-së, po diskutohet për mobilizimin e të gjitha strukturave për zgjedhje nacionale

Ka filluar të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, ku po diskutohet për dëmin e madh që Qeveria Kurti ia ka sjellë vendit, duke e pranuar draft-statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që përmban kompetenca të qarta ekzekutive, raporton Ekonomia Online.

Sipas PDK-së, ky draft-statut prish karakterin unitar të shtetit tonë dhe që është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht, Partia Demokratike e Kosovës nuk mund ta mbështesë një propozim të tillë.

Bëhet e ditur se Këshilli Drejtues i PDK-së po diskuton për mobilizimin e menjëhershëm të gjitha strukturave të partisë për zgjedhjet e ardhshme nacionale, për të rikthyer besimin e qytetarëve me një Qeveri të re që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit, integrimit dhe perspektivës për të gjithë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi