Fillon procesi i votimit për shtetasit turq në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut

Në Shqipëri janë të regjistruar 1.416 shtetas turq, kurse në Maqedoninë e Veriut 4.107, me të drejtë vote, të cilët do të kenë mundësi të votojnë për tri ditë me radhë në përfaqësinë diplomatike.

Në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut ka nisur procesi i votimit për shtetasit turq që jetojnë në këto vende, për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen në Türkiye më 14 maj, raporton Anadolu.

Procesi për zgjedhjet e 14 majit në Türkiye filloi në ambasadën turke në Tiranë, ku ambasadori turk, Tayyar Kağan Atay, në një deklaratë për Anadolu tha se qytetarët turq të regjistruar si rezidentë në Shqipëri votojnë për zgjidhjet presidenciale dhe parlamentare të Türkiyes.

Ai tha se procesi i votimit për zgjedhësit turq që jetojnë në Shqipëri do të jetë në datat 5-7 maj.

“Të drejtën e votës do ta përdorin ata zgjedhës që janë të regjistruar si rezident në Shqipëri. Ftoj të gjithë qytetarët tanë të përdorin të drejtën e tyre demokratike dhe uroj që këto zgjedhje të jenë në të mirë për vendin tonë”, tha ambasadori Atay.

Ndërkaq, votuesit në Shkup filluan të votojnë duke nisur nga ora 09:00, në ambientet e Ambasadës së Türkiyes.

Yahya Kurtuluş, një qytetar i Bursës, tha për Anadolu se ishte i emocionuar që votoi për herë të parë jashtë vendit.

“Uroj të jetë në dobi të vendit tonë. Shpresoj që zgjedhjet në Türkiye që do të mbahen më 14 maj do të jenë të dobishme për të gjithë qytetarët tanë”, tha ai.

Ndërkaq, Firdevs Reşit tha: “Uroj që vota dhe zgjedhjet tona të jenë të dobishme për të gjithë njerëzit dhe vendin tonë”.

Në Shqipëri janë të regjistruar 1.416 shtetas turq, kurse në Maqedoninë e Veriut 4.107, me të drejtë vote, të cilët do të kenë mundësi të votojnë për tri ditë me radhë në përfaqësinë diplomatike.

Kategoritë
BotaLajme