Fillon procesi i votimit për zgjedhjet e përgjithshme në Bosnjë e Hercegovinë

Në zgjedhje marrin pjesë 145 subjekte politike, përfshirë 90 parti politike, 17 kandidatë të pavarur dhe 38 koalicione.

Qytetarët në Bosnjë e Hercegovinë votojnë në zgjedhjet e përgjithshme ku do të përcaktohen parlamentet e kantoneve, entiteteve dhe kombëtare si dhe anëtarët e Këshillit Presidencial Shtetëror, raporton Anadolu Agency (AA).

Rreth 3.368.666 votues të regjistruar do të mund të votojë nga ora 07:00 deri në 19:00 për të përcaktuar anëtarët e Parlamentit brenda 10 kantoneve të BeH-së dhe kryesisht në dy entitetet Federata e Bosnjë e Hercegovinës dhe Republikës Sërpska (RS) si dhe të Parlamentit dhe Këshillit presidencial në nivel shtetëror në vend.

Në një deklaratë nga Komisioni Qendror Zgjedhor të BeH-së thuhet se në vend janë ngritur 5.903 vendvotime dhe janë mobilizuar 60 mijë vëzhgues për ditën e zgjedhjeve.

Në zgjedhje marrin pjesë 145 subjekte politike, përfshirë 90 parti politike, 17 kandidatë të pavarur dhe 38 koalicione.

Ndërkohë votuesit në Federatën e BeH-së teksa votojnë edhe për Parlamentin e BeH-së, Parlamentin e vendit dhe parlamentet e kantoneve, bëhet e ditur se votuesit në RS votojnë për Parlamentin e Bosnjë e Hercegovinës, presidencën dhe zëvendës presidencën e RS si dhe për Këshillin Popullor të RS.

Votuesit në 10 kantone Sarajevë, Tuzëll, Zenicë-Doboj, Una-Sana, Bosnja Qendrore, Hercegovina-Neretva, Bosnian-Podrinje, Hercegovina Perëndimore, On dhe Posavina që ndodhen brenda FBeH-së, do të votojë për pozicionet e deputetëve.

Anëtarët boshnjakë dhe kroatë të Këshillit Presidencial që është organi më i lartë i shtetit do të zgjidhen brenda FBeH-së, ndërsa anëtari serb do të zgjidhet brenda RS.

Rezultatet jozyrtare pritet të njoftohet në mesnatë.

Kategoritë
LajmeRajoni