Fillon projekti pilot më i madh në botë, katër ditë punë në javë

Mijëra punëtorë në Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar të punojnë katër ditë në javë pa asnjë ulje të pagës së tyre.

Projekti pilot i cili do të zgjasë për gjashtë muaj, përfshin 3,300 punëtorë në 70 kompani.

Gjatë programit, punëtorët marrin 100% të pagës së tyre, pavarësisht orëve më të pakta që punojnë, por njëkohësisht ata në këmbim premtojnë se do të ruajnë 100% të produktivitetit të tyre.

Sienna O’Rourke, menaxhere e markës në Pressure Drop Brewing, një fabrikë birre e pavarur në Londër, i tha CNN Business se qëllimi më i madh i kompanisë ishte të përmirësonte shëndetin mendor dhe mirëqenien e punonjësve të saj.

Studiuesit do të matin ndikimin që modeli i ri i punës do të ketë në nivelet e produktivitetit, barazinë gjinore, mjedisin si dhe mirëqenien e punëtorëve.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme