Fillon Samiti i 2-të i Arsimit në Istanbul

Organizuar nga Fondacioni Turk Maarif, me Anadolu Agency (AA) si partner i komunikimit, në samit marrin pjesë palë relevante dhe ministra të arsimit nga vende të ndryshme për të eksploruar dhe debatuar mbi mundësitë dhe iniciativat arsimore globale

Në Istanbul ka nisur Samiti dyditor i Arsimit me temën “E ardhmja e shkollës: Nevojat e arsimit pas pandemisë”.

Organizuar nga Fondacioni Turk Maarif, me Anadolu Agency (AA) si partner i komunikimit, në samit marrin pjesë palë relevante dhe ministra të arsimit nga vende të ndryshme për të eksploruar dhe debatuar mbi mundësitë dhe iniciativat arsimore globale.

Akademikë dhe ekspertë nga UNESCO, Universiteti i Harvardit, Universiteti i Indianës dhe Universiteti i Kembrixhit, si dhe sipërmarrës biznesi në fushën e arsimit, menaxherë të institucioneve arsimore të njohura botërore dhe ekspertë të kurrikulës do të diskutojnë të ardhmen e arsimit, si dhe tendencat dhe transformimet e reja në shkollë.

Aktiviteti, i cili po mbahet në Qendrën e Kongresit dhe Kulturës Bağlarbaşi, synon të shërbejë si një vend për organizatat dhe individët që dallohen për iniciativat e tyre arsimore dhe kërkimore globale. Ai gjithashtu do të ndihmojë në arritjen e përparimeve në fushën e arsimit përmes përvojave dhe zgjidhjeve të përbashkëta.

Disa nga seancat në këtë ngjarje përfshijnë janë titulluar: “Kthehu në shkollë”; “E ardhmja e gjeneratës së Covid-it”; “Hapat alternative në arsim”; dhe “Arsimi i diferencuar”.

Në ditën e parë të samitit është planifikuar të flasin ministrat e arsimit nga Kameruni, Zambia, Uzbekistani dhe Malavi.

Seancat, me përkthime të njëkohshme në gjuhët turke, frënge dhe arabe, transmetohen gjithashtu drejtpërdrejt në faqen e internetit www.istanbuleducationsummit.com.

Konferenca filloi me një videomesazh të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.

Samiti i parë me temën “Trendet e reja dhe transformimi në arsim” u mbajt virtualisht vitin e kaluar.

Kategoritë
BotaLajme