Fillon vendosja e kamerave në Lagjen e Boshnjakëve në Veri të Mitrovicës

Situata në veri të Republikës së Kosovës ka disa ditë që është tensionuar. Zyrtarë të KQZ-së janë penguar me shok bomba që të kryejnë detyrën e tyre, derisa një polic i Kosovës ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Shpërthime ka pasur në vazhdimësi, ndërkohë Policia e Kosovës tashmë ka filluar instalimin e kamerave të sigurisë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut.

Një video të montimit të kamerave në shtylla elektrike e ka publikuar Kallxo.com, duke raportuar se kamerat janë vendosur me kërkesë të Policisë së Kosovës.

Kategoritë
LajmeVendi