“Final 4” i Ligës Ballkanike në Qipro: Prishtina përballet me Lovcenin, Peja me AEL-in

Sigal Prishtina Mercure dhe Peja kanë mësuar kundërshtarët për në “Final 4” të Ligës Ballkanike.

Prishtinasit triumfuan ndaj pejanëve të premten mbrëma, për të mbyllur sezonin e rregullt si lidere e kësaj gare.

Në anën tjetër, “verdhezinjtë” sezonin e rregullt e mbyllën në pozitën e tretë.

AEL Limassol dhe Lovceni janë dy skuadrat tjera që do të marrin pjesë në “Final 4” të Ligës Ballkanike.

Prishtina do të takohet me Lovcenin e Cetinjes nga Mali i Zi në gjysmëfinale, kurse Peja do të ketë punë me qipriotët.

“Final 4” do të mbahet në Limassol të Qipros nga data 12 deri më 14 prill.

Gjatë sezonit të rregullt, Prishtina e kishte fituar një dhe kishte humbur një tjetër përballje ndaj Lovcenit, derisa Peja kishte pësuar humbje në të dy përballjet me AEL-in.

Kujtojmë se skuadra nga kryeqyteti i Kosovës është dy herë kampione e Ligës Ballkanike, derisa Peja po e synon këtë titull për herë të parë.

Kategoritë
Sport