Finlanda do të dërgojë tre tanke “Leopard 2” në Ukrainë

Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Finlandës thuhet se paketa e 13-të e materialeve të mbrojtjes që do të dërgohet në Kiev kap vlerën e 160 milionë dollarëve

Ministria e Mbrojtjes së Finlandës njoftoi se do t’i dërgojnë Ukrainës tre tanke “Leopard 2”, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se paketa e 13-të e materialeve të mbrojtjes që do të dërgohet në Kiev kap vlerën e 160 milionë dollarëve.

“Si pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtar për tanket ‘Leopard 2’, Finlanda do të dorëzojë tre tanke kryesore luftarake ‘Leopard 2’ në Ukrainë, përfshirë trajnimin për përdorimin dhe mirëmbajtjen e tyre”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson për televizionin TT tha se “Ne do të dërgojmë në Ukrainë sistemin ‘Archer’ të armëve vetëlëvizëse 155 mm për të ndihmuar në luftën tokësore. Përveç kësaj mund të dërgojmë tanke ‘Leopard 2′”.

Kategoritë
BotaLajme