Finlanda i jep fund pjesëmarrjes në operacionin kundër DEASH-it në Irak

70 ushtarë janë kthyer në shtëpi, thonë burimet ushtarake

Finlanda njoftoi sot se ka përfunduar pjesëmarrjen e saj në operacionin kundër DEASH-it në Irak, transmeton Anadolu.

Pjesëmarrja e saj në operacionin “Inherent Resolve” (OIR) përfundoi më 31 dhjetor, thanë në një deklaratë Forcat Finlandeze të Mbrojtjes (FDF).

Forca Finlandeze e Menaxhimit të Krizave kishte 70 ushtarë në fund të operacionit dhe kontingjenti u kthye në Finlandë më 29 dhjetor, thuhet në deklaratë.

Finlanda do të vazhdojë të mbështesë dhe zhvillojë sektorin e sigurisë së Irakut, shtoi FDF-ja.

FDF-ja do të vazhdojë të marrë pjesë në misionin e NATO-s në Irak (NMI).

Kategoritë
BotaLajme