Firma me Ronaldon “bombë” në internet, United shtoi 1 milionë ndjekës në 2 orë

Dita e djeshme ishte shumë intensive për Cristiano Ronaldon. Në një ditë portugezi u largua nga Juventusi, negocio me Manchester Cityn dhe firmosi më Manchester United, duke u rikthyer atje.

Duke qenë se ishte një ditë shumë intensive, me lajme të befasishme, firma e Ronaldos me United ishte shumë e bujshme dhe në rrjetet sociale shpërthyen reagimet dhe aktiviteti.

Ai që fitoi më shumë ishte klubi anglez. Vetëm dy orë pasi Cristiano Ronaldo ishte zyrtarizuar, Manchester United kishte m shumë se 1 milion ndjekës më shumë në Instagram.

Kategoritë
Sport