Firmat turke marrin përsipër riparimin e aeroportit të Mosulit në Irak

Guvernatori i Mosulit, Nexhim El-Xhuburi, tha në një deklaratë për shtyp se puna e riparimit të Aeroportit të Mosulit iu dha partneritetit me përvojë ndërkombëtare të “TAV Airports dhe 77 Construction”

Dy kompani turke do të riparojnë aeroportin ndërkombëtar në Mosul të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i Mosulit, Nexhim El-Xhuburi, tha në një deklaratë për shtyp se puna e riparimit të Aeroportit të Mosulit iu dha partneritetit me përvojë ndërkombëtare të “TAV Airports dhe 77 Construction”.

Xhuburi deklaroi se Aeroporti i Mosulit, i cili më parë përdorej për fluturime të brendshme, është shndërruar në aeroport ndërkombëtar dhe se është nënshkruar një kontratë me kompanitë.

Guvernatori i Mosulit shtoi se punimet e riparimit do të fillojnë së shpejti dhe se ky aeroport do të jetë porta e botës për Mosulin dhe Irakun.

Kategoritë
BotaLajme