Fitimet e vajzave të Anglisë për Euro 2022 janë të njëjta me pagat ditore të Cristiano Ronaldos te Manchester United

Anëtaret e skuadrës së “luaneshave” do të arkëtojnë secila nga 55,000 £ për fitmin e turneut të Euro 2022, shumë e barabartë me pagen ditore të Ronaldos.

Edhe pse jo një shumë e vogël, është vetëm një ditë normale pune e Ronaldos në Manchester. Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka një pagë prej £385,000 në javë.

Bonusi i dhënë skuadrës së Sarina Wiegman është gjithashtu jashtëzakonisht i vogël në krahasim me atë që do të kishte marrë ekipi i meshkujve të Gareth Southgate.

Skuadrës së meshkujve iu premtuan 300,000 £ vetëm për të arritur në finale, dhe nëse do të kishin fituar finalen e vitit të kaluar kundër Italisë në Wembley, do të merrnin një shumë prej 460,000 £.

Fundjavën e kaluar, Gratë në Sport diskutuan për zhgënjimin e tyre në diferencën e pagave të bonusit: “Pse nuk duhet të kërkojmë te njëjtën sasi parash? Ne tashmë po e shohim këtë në tenis dhe kriket. Kjo shpreh dhe demonstron vlerën që këto ekipe i sjellin sportit.

Kategoritë
Sport