Fiton Hajdari bëhet me skuadër të re, Liria e Prizrenit e zyrtarizon 32-vjeçarin

Skuadra nga Liga e Parë e futbollit kosovar, Liria e Prizrenit është bërë me një lojtar të ri.

Bëhet fjalë për Fiton Hajdarin, lojtarin me përvojë të jashtëzakonshëm në futbollin kosovar

“Hajdari, i cili luan kryesisht në krahët e sulmit, sjell me vete një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, duke spikatur momentet si kampion me KF Hysi në sezonin 2010/11, kampion me Trepçën 89 në sezonin 2016/17, si dhe goli i parë në histori të kualifikimeve për Evropë për ndonjë ekip nga Kosova…”, shkruhet në njoftimin e klubit

32-vjeçari ka nënshkruar me klubin nga Prizreni, ku do bëjë gara në Ligën e Parë të futbollit në Kosovë.

Kujtojmë që Fiton Hajdari së fundmi ka qenë pjesë e Feronikelit, kurse më parë ka luajtur për skuadrat, si: Malisheva, Gjilani, Llapi, Trepça ’89 dhe Hysi.

Kategoritë
LajmeSportVendi