Fitore spektakolare nga Juventusi në derbin përballë Milanit

Juventusi ka triumfuar 2-0 në derbin përballë Milanit në kuadër të javës së 21-të në Serie A.

Derbi nisi me një ritëm të lartë, me dy skuadrat që krijonin raste të mira, por u mungonte efikasiteti.

Në minutën e 27-të Rafael Leao krijoi rastin e parë serioz në derbi, mirëpo portieri i Zonjës së Vjetër bëri pritje bravuroze.

Kenan Yildiz (36’) e testoi Mike Maignanin, me francezin që doli triumfues dhe e dërgoi topin në goditje nga këndi.

Dy skuadrat më pas kishin më shumë kujdes për të mos lënë shumë hapësira mbrapa.

Në minutën e 64-të, Timothy Weah dyfishoi rezultatin për Bianconerët, ndërsa Kephren Thuram ishte në rolin e asistuesit.

M këtë fitore, Juventusi ngjitet në vendin e katërt me 37 pikë, ndërsa Milani është në të tetin me gjashtë pikë më pak.

Në xhiron e 22-të, Juventusi takohet me Napolin, ndërsa Milani përballet me Parman.

Kategoritë
LajmeSport