Fjalimi i fuqishëm i Ancelottit në zhveshtore, shpërthejnë lojtarët e Realit

Trajneri italian ishte një nga fituesit e mëdhenj pas fitores së Real Madridit në shtëpi ndaj Barcelonës.

Trajneri italian fitoi ndeshjen kundër Xavi Hernández dhe pas ndeshjes mbajti një fjalim që është bërë viral për shkak të asaj që thotë dhe reagimit të lojtarëve të tij.

“Së pari dua t’ju përgëzoj. Është krenari të shohësh një lojë si kjo . Të ulesh në stol dhe të shikosh një ndeshje si kjo është një krenari për mua dhe për të gjithë ne që punojmë me ju. Ju thashë një gënjeshtër, nuk ishte një finale, ishte një gjysmëfinale, duhet të luajmë finalen tani. Dhe së treti… Ditë pushimi nesër” tha Ancelotti në fjalim, pas së cilit lojtarët shpërthyen në festë.

Kategoritë
Sport