Dy xhudistet kosovare, Flaka Loxha dhe Erza Muninovic kanë arritur një tjetër sukses.
Ato janë renditur të 5-tat në Grand Slamin e Abu Dhabit.
Flaka në xhiron e parë mposhti me tri dënime për Ippon, rusen Natalia Elkina.
Loxha në xhiron e dytë mposhti prapë me tri dënime për Ippon, brazilianen Sarah Souza.
Në gjysmëfinale ajo humbi me Wazaari në vazhdime kundër gjermanes Seija Ballhaus.Pas asaj ndeshje Loxha u ndesh për të bronztën, ajo humbi me Wazaari në vazhdime, kundër garueses nga Azerbajxhani Acelya Toprak.
Erza në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me tri dënime për Ippon, francezen Astride Gneto, një garuese kulminante.
Në gjysmëfinale ajo humbi me 3 dënime për Ippon, nga garuesja nikoqire, Khorloodoi Bishrelt nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Muminoviq pas asaj ndeshje u ndesh për të bronztën, ku humbi me Ippon edhe pse ishte duke udhëhequr me Wazaari kundër garueses franceze Lea Metrot.