Flakë dhe tym i zi, aksident tragjik me 7 viktima në Turqi (Video)

Të paktën shtatë persona humbën jetën në një përplasje mes një autobusi dhe dy kamionësh në provincën lindore turke Agri, sipas një numërimi të përkohshëm të shpallur nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

“Shtatë bashkëqytetarë tanë humbën jetën brenda një autobusi që mori flakë pasi u përmbys”, tha kreu i shtetit turk gjatë një fjalimi.

Njëmbëdhjetë u plagosën gjithashtu në aksident, dy prej të cilëve janë shtruar në spital në gjendje kritike, tha ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca.

Kategoritë
BotaLajme