Flasin studentët e huaj të cilëve iu pre rruga, në Skenderaj menduan se ishin serbë

Të dielën, rruga e autobusit me studentë të huaj që destinacion kishte kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz, ishte ndërprerë në gjysmë. Ndalesën për ta e kishin vënë një grup i tifozëve të Drenicës “Shqiponjat e zeza”, me arsyetimin se brenda tij kishte edhe studentë që vini nga Serbia.

Por, sipas organizatorëve e gjitha ka qenë vetëm një keqkuptimin.

Labinot Hajdari nga “Qendra kosovare për diplomaci”, thotë se në ekskursionin e kësaj organizate të gjithë janë studentë ndërkombëtarë dhe se nuk kanë të bëjnë fare me grupin që pretendohej të ketë studentë serbe, raporton T7.

Sipas Hajdarit, në këtë organizim ishin 60 studentë nga të gjitha vendet e botës.

Lidhur me incidentin e në Prekaz, ka reaguar edhe ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili shkroi se protesta e së dielës, pos që është në kundërshtim me traditën shqiptare në raport me mysafirin, bie ndesh edhe me qëndrimet e familjes Jashari.

Të hënën, destinacioni i studentëve të cilët po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të Akademisë Verore Ndërkombëtare, ishte Gadimja. Ata patën mundësi ta vizitojnë një nga atraksionet turistike kryesore të vendit.

E përshtypjet për këtë vend, i treguan për televizionin vet protagonistët.

“Ishte shumë interesante. Siç na thanë edhe brenda, është një prej shpellave më të vjetra. Më bëri përshtypja forma e kristaleve dhe pozita si qëndrojnë. Po ashtu ishte shumë e bukur”, ka thënë studentja Jesika Rrukaj.

Kategoritë
LajmeVendi