Flet babai i Aurona Pelajt, tregon për gjendjen e saj shëndetësore

Babai i ish-infermieres, Aurona Pelaj ka folur për T7, i cili ka dhënë disa detaje se si e ka kuptuar për rastin. Video e cila është publikuar në rrjetet sociale shfaqnin një infermiere 23-vjeçare teksa e rrihte një grua të moshuar, të sëmurë e krejt të pambrojtur në një qendër për përkujdesjen e këtyre personave në Pejë. Të paktën dy punonjëse tjera të kësaj qendre argëtoheshin me aktin dhe ishin kujdesur që atë ta incizonin me telefon.

Ai ka folur edhe për gjendjen e vajzës së tij, për të cilën thotë se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai tha se anipse ka kërkuar falje, është shumë i shqetësuar me krejt çka ka ndodhë.

“Kur jam ardhe prej pune kane thane qe 10 minuta ka ndodhe ky rast.   Tash une n2 e kryje punen dikun 2:10-2:15 kish pas kry ky rast. Aiii sa jam shqetesu, shume sdi qysh bene ndryshe edhe pse kam kerku falje, marre”, tha ai.

Tutje, ai tha se sot ka angazhuar një avokat për rastin.

“Sot kam shku ne Polici e kam angazhu nje avokat, keq osht”.

Kategoritë
LajmeVendi