Flet babai i foshnjes që ishte në karrocë gjatë shpërthimit: Jemi frikësuar shumë

Në sulmin me bombë të kryer nga organizata terroriste  PKK, imazhi i karrocës së foshnjës, i cili ishte në rendin e ditës në rrjetet sociale, i lëndoi të gjithë. Babai i Almedës së vogël, pronarit të asaj karroce ka folur për herë të parë.

Pronarja e karroces së foshnhjes, e cila u bë simbol në shpërthimin në Beyoğlu Istiklal, është e vogla Almeda Sinan. Çifti Taner dhe Dilay Sinan shkuan me vajzën e tyre Almeda në rrugën Istiklal, ku nuk kishin qenë kurrë prej 10 vitesh, për të bërë pazar.Duke thënë se në atë moment janë kapur nga shpërthimi, Taner Sinani tha: “Nuk kam parë kurrë në jetë një presion të tillë. Në atë moment menjëherë përqafova karrocën, por ajo na hodhi shumë larg. E mora fëmijën në duart dhe vrapoi. Rrugës na mori një motoçikletë dhe na çoi në spital.”

Kategoritë
LajmeVendi