Fluturimi sekret, Britania dëbon 22 kriminelë dhe emigrantë të paligjshëm shqiptarë

Një fluturim sekret nga Britani drejt Shqipërisë është zhvilluar gjatë kësaj jave ku janë depërtuar 22 shqiptarë, kriminelë dhe emigrantë të paligjshëm.

Fluturimi i fshehtë drejt Tiranës u autorizua nga Sekretarja e Brendshme Suella Braverman në një përpjekje për të penguar shqiptarët të futen në Britani duke kaluar Kanalin me gomone nga Franca.

Shumica e të dëbuarve u dërguan me furgona të sigurtë drejt aeroportit nga qendrat e dëbimit ku ata ishin mbajtur si kriminelë të dënuar ose për hyrje klandestine në Britani.

Fluturimi u ul në aeroportin Nënë Tereza të Tiranës në orën 10 të mëngjesit të së mërkurës. Të 22 personat u dërguan më pas në një stacion policie në vend, i cili është paguar pjesërisht nga britanikët për të përpunuar ata që ktheheshin nga MB.

Secili prej tyre kishte pasaportën e vulosur nga qeveria shqiptare që tregonte se ata janë të ndaluar të hyjnë në zonën Shengen të Evropës për tre vjet. Kjo do të thotë se ata nuk mund të përdorin viza 90-ditore të hyrjes në BE që i lejojnë të fluturojnë, ngasin makinën ose të marrin autobusë në Francën veriore ose Belgjikë për të kaluar në kanalin La Manche.

Mediat britanike raportojnë se autoritetet britanike kanë këmbëngulur për një konfidencialitet të plotë në lidhje me fluturimin dhe as shoqëruesve të stafit të avionit nuk u është vënë në dispozicion asnjë listë me emrat e të dëbuarve.

“Ka një frymë konspiracioni në lidhje me këtë fluturim. Nuk ka asnjë gjurmë të dukshme kompjuterike”, tha një zyrtar kufitar në Mbretërinë e Bashkuar

Kjo është goditja e fundit nga zonja Braverman ndaj emigrantëve dhe kriminelëve të paligjshëm shqiptarë në Britani.

“Numri i njerëzve që arrijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave dhe e vënë sistemin tonë të azilit nën tendosje intensive”, ka deklaruar Braverman gjatë kësaj jave.

Kategoritë
BotaLajme