FMN paralajmëron se ndërprerja e gazit rus do të ndikojë rëndë në ekonomitë evropiane

Duke theksuar se ndërprerja e pjesshme e furnizimit me gaz tashmë po ndikon në rritjen ekonomike të Evropës, në shkrim thuhet se një ndërprerje e plotë mund të ketë pasoja shumë më të rënda.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar se ndërprerja e furnizimit me gaz natyror nga Rusia rrezikon të ketë tkurrje deri në 6 për qind për ekonomitë e disa vendeve në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Drejtori i Departamentit të Evropës të FMN-së, Alfred Kammer, zv/drejtori Mark Flanagan, shefi i Departamentit të Kërkimit për Mallrat, Andrea Pescatori dhe ekonomisti i Njësisë së Mallrave, Martin Stuermer, shkruan një shkrim të përbashkët të titulluar “Si mund të ndikojë ndërprerja e gazit natyror të Rusisë në ekonomitë evropiane”.

Duke theksuar se ndërprerja e pjesshme e furnizimit me gaz tashmë po ndikon në rritjen ekonomike të Evropës, në shkrim thuhet se një ndërprerje e plotë mund të ketë pasoja shumë më të rënda.

Në artikull theksohet se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës errësoi më tej perspektivën e rritjes ekonomike globale dhe se ekonomia evropiane po përballet me një pengesë serioze kur merren parasysh lidhjet tregtare, financiare dhe investimet.

Duke përmendur se pati një shkurtim të pjesshëm të eksporteve të gazit natyror nga Rusia, e cila është furnizuese më e madhe e energjisë në Evropë, thuhet se mundësia e një shkurtimi të plotë të paprecedentë ngre shqetësime për mungesë të gazit, çmime të larta dhe efekte të saj në ekonomi.

Artikulli theksoi se politik-bërësit vepruan shpejt, por nuk kishin një plan për të menaxhuar dhe minimizuar efektet.

Në artikullin e zyrtarëve të FMN-së u njoftua se disa nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, si Hungaria, Sllovakia dhe Çekia, janë në rrezik të mungesës së konsumit të gazit deri në 40 për qind dhe tkurrjes së prodhimit të brendshëm bruto (PBB) deri në 6 për qind. Në artikull theksohet se edhe Italia do të përballet me efekte të konsiderueshme për shkak të varësisë së saj të madhe nga gazi në prodhimin e energjisë elektrike.

Duke theksuar se studimet tregojnë se një ulje deri në 70 për qind e gazit rus mund të menaxhohet në një afat të shkurtër me qasje në burime alternative, thuhet se kjo shpjegon se pse disa vende mund të ndalojnë në mënyrë të njëanshme importet nga Rusia.

Në shkrim gjithashtu theksohet se ndikimi mund të zbutet duke siguruar furnizime alternative dhe burime të energjisë, duke lehtësuar pengesat në infrastrukturë, duke promovuar kursimet e energjisë, duke mbrojtur familjet e pambrojtura, si dhe duke zgjeruar marrëveshjet e solidaritetit për ndarjen e gazit midis vendeve.

Kategoritë
BotaLajme