Foda publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e tetorit: Mungon Vedat Muriqi, rikthehen të përjashtuarit, ka emra të rinj

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda ka publikuar emrat e lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Lituaninë dhe Qipron në kuadër të Ligës së Kombeve.

Mungesa më e madhe tek Dardanët është ajo e Vedat Muriqi, që është i lënduar. Ndërsa në skuadër janë rikthyer treshja që bën shumë zhurmë në grumbullimin e fundit Edon Zhegrova, Aro Muriqin e Florent Muslija. Ndërkohë emër i ri është portieri Amir Shaipi.

Kosova më 12 tetor luan ndaj Lituanisë në Kaunas, ndërsa më 15 tetor e pret Qipron në Prishtinë. Ndeshjet i takojnë Ligës C të Ligës së Kombeve.

Franco Foda ka publikuar edhe një listë rezervë të Kosovës për ndeshjet e tetorit. Pjesë e saj është edhe Muharrem Jashari, që po shkëlqen në Ukrainë.

Ilir Avdyli, Mustafë Abdullahu, Lirim Kastrati (mbrojtësi), Muhamet Hyseni, Qëndrim Zyba, Bersant Celina, Art Smakaj, Altin Zeqiri, Mirlind Kryezium, Arbër Zeneli e Drilon Hazrollaj janë po ashtu në listën rezervë, përkatësisht në listën e pritjes. /Telegrafi/

Kategoritë
LajmeSportVendi