Fondacioni Diyanet i Turqisë gjatë muajit Ramazan shpërndau ndihma për mbi 2 milion njerëz

Në kuadër të programit të Ramazanit, fondacioni shpërndau ndihmë me vlerë 139 milionë lira turke (9.4 milionë dollarë) për 2.15 milionë njerëz.

Fondacioni Diyanet i Turqisë gjatë muajit të shenjtë musliman të Ramazanit ka shpërndarë ndihma për më shumë se 2.15 milionë njerëz në mbarë botën, raporton Anadolu Agency (AA).

Ihsan Acik, një zyrtar nga fondacioni, tha se ata dolën për të ndihmuar këdo në nevojë kudo në botë.

Duke theksuar se ata i përshpejtuan aktivitetet e tyre me uljen e ndikimit të koronavirusit COVID-19, Acik tha se “fondacioni që mbajti mbi supe barrën e ndërgjegjes së njerëzimit” vazhdoi mobilizimin e ndihmave në Turqi, si dhe në shtete dhe rajone të tjera.

Ai tha se pandemitë dhe luftërat kanë viktimizuar miliona njerëz dhe për këtë arsye numri i njerëzve në nevojë është rritur dita ditës.

Zyrtari i fondacionit Diyanet njoftoi se ata shpërndanë ndihma në 83 vende dhe 273 rajone në mbarë botën.

Fondacioni arriti tek më shumë se 895 mijë njerëz të shtypur, duke shpërndarë 152.047 pako ushqimore, 120.692 pako iftari dhe 14.100 rroba për festë.

Në kuadër të programit të Ramazanit, fondacioni shpërndau ndihmë me vlerë 139 milionë lira turke (9.4 milionë dollarë) për 2.15 milionë njerëz.

Kategoritë
LajmeVendi