Fondacioni Maarif dhe Instituti Yunus Emre nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Nëpërmjet një ceremonine të mbajtur në ambientet e Institutit Yunus Emre në Prishtinë, Fondacioni Maarif dhe Instituti Yunus Emre në Kosovë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.

Bazuar në njohuritë e përbashkëta të njerëzimit dhe traditën e lashtë të dijes së Anadollit, Fondacioni Turk Maarif (TMV), i cili nga niveli parashkollor e deri në universitet kryen aktivitete edukative në të gjithë botën dhe Instituti Yunus Emre (YEE), i cili operon po ashtu në shumë vende të ndryshme të botës për të promovuar gjuhën, kulturën dhe artin turk, shtuan një të re në bashkëpunimin e tyre.

Koordinatori i Qendrave Kulturore Turke Yunus Emre në Kosovë, Dr. Mehmet Ülker tha se kjo marrëveshje bashkëpunimi ofron mundësinë për të kombinuar energjitë dhe mundësitë e të dy institucioneve në një mënyrë më sistematike.
Ndërsa koordinatori i shkollave Maarif në Kosovë, Oğuz Hamza Yılmaz tha se bashkëpunimi ndërmjet shkollave Maarif dhe Institutit Yunus Emre, i cili i shton një frymëmarrje dhe cilësi të re sistemit arsimor në Kosovë, ofron mundësi inkurajuese edhe për qëllimet e të dyja palëve, stafit të tyre dhe audiencës së synuar.
Kategoritë
KulturëLajme