Kontributet kanë ndihmuar inaugurimin e Trumpit të mbledhë $170 milionë, duke tejkaluar inaugurimin e Bidenin që mblodhi $63 milionë, si dhe dy inaugurimet e Obamas që mblodhi $53 milionë në vitin 2009 dhe $42 milionë në vitin 2013
Emrat më të mëdhenj të korporatave të SHBA-së kanë kontribuar në një fond inaugurues rekord prej 170 milionë dollarësh për presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me kompanitë e teknologjisë që kryesojnë donacionet e fundit, transmeton Anadolu.
Google dhe Microsoft premtuan nga 1 milion dollarë për fondin inaugurues, duke u bashkërenditur me donacionet nga Meta, Amazon, shefi ekzekutiv i kompanisë OpenAi, Sam Altman dhe shefi i kompanisë Apple, Tim Cook.
Duke cituar kreun e çështjeve të qeverisë dhe politikave publike të kompanisë Google, Karan Bhatia, CNBC raportoi se Google gjithashtu do të transmetojë drejtpërdrejtë ngjarjen më 20 janar.
Një zëdhënës i kompanisë Microsoft konfirmoi për CNBC se kontributi prej 1 milion dollarësh i kompanisë vjen pas donacioneve të mëparshme prej 500 mijë dollarësh për inaugurimin e parë të Trumpit dhe fondin inaugurues të presidentit Joe Biden.
Siç raporton The Hill, kompania e aeroplanëve Boeing po ashtu bëri një donacion prej 1 milion dollarësh.
“Jemi të kënaqur të vazhdojmë traditën dypartiake të Boeing për të mbështetur Komitetet Inauguruese Presidenciale të SHBA-së”, tha një zëdhënës i kompanisë Boeing.
Në sektorin e automobilave, Ford General Motors dhe Toyota kontribuuan nga 1 milion dollarë.
Gjiganti energjetik Chevron gjithashtu iu bashku listës së donatorëve, por nuk e bëri të ditur shumën e kontribuar.
Kontributet kanë ndihmuar komitetin inaugurues të Trumpit të mbledhë 170 milionë dollarë, duke tejkaluar inaugurimin e Bidenin në vitin 2021 që mblodhi 63 milionë dollarë, si dhe dy inaugurimet e ish-presidentit Barack Obama që mblodhi 53 milionë dollarë në vitin 2009 dhe 42 milionë dollarë në vitin 2013.