Sulmet ajrore amerikane kundër Huthëve në Jemen filluan dje në orët e mbrëmjes dhe vazhduan edhe këtë mëngjes.
Anees al-Asbahi, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Huthët, tha se të paktën 31 persona u vranë dhe 101 u plagosën në sulmet amerikane në Jemen.
Ai shtoi se shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë.
Gjatë natës u kryen 40 sulme ajrore, shumica e tyre në provincën Saada, në veri të Sanës.
Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në distriktin Kahza, kur avionët luftarakë amerikanë goditën dy ndërtesa banimi, duke vrarë të paktën 15 persona.
Në Sana u godit një zonë e banuar, ku u vranë të paktën 15 persona dhe u plagosën nëntë të tjerë. Në kryeqytet u kryen të paktën tetë sulme ajrore.
Byroja Politike e Huthëve dënoi këto sulme si krime kundër civilëve, duke deklaruar se do të hakmerret dhe do të vazhdojë të mbështesë popullin e Palestinës.
Këto sulme ajrore u urdhëruan nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili deklaroi se veprimet e Huthëve i kanë kushtuar popullit amerikan miliarda dollarë për shkak të bllokadave detare të kryera nga forcat hutshe.