Forcat e Armatosura Turke përfshijnë në inventarin e tyre sistemin kundër kërcënimit nga mini-dronët

Sistemi mund të përdoret në fusha të tilla si mbrojtja e objekteve kritike, sigurinë kufitare dhe mbrojtjen ajrore.

Kreu i Presidencës së Industrive të Mbrojtjes së Türkiye-s (Turqisë), İsmail Demir njoftoi se për herë të parë kanë përfshirë në inventarin e Forcave të Armatosura të Türkiye-s (TSK) Sistemin e Shkatërrimit Fizik 40 mm ŞAHİN i cili është zhvilluar për të shkatërruar mjetet ajrore pa pilot mini-mikro dronët, transmeton Anadolu Agency (AA).

“ŞAHİN i cili ka cilësitë e tij të transferimit dhe instalimit të lehtë, mund të përdoret për mbrojtjen e objekteve kritike, sigurinë kufitare dhe mbrojtjen ajrore. Uroj të jetë i dobishëm”, deklaroi Demir në një postim nga Twitter lidhur me ŞAHİN, Sistemin e Shkatërrimit Fizik 40 mm për mini-mikro dronët dhe i cili përfshihet për herë të parë në inventar.

– Mund të bëjë përllogaritje balistike kundër objektivit

Sipas deklaratës nga Presidenca e Industrive të Mbrojtjes së Türkiye-s, bëhet e ditur se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar mes Presidencës së Industrive të Mbrojtjes së Türkiye-s dhe ASELSAN, kanë përfunduar aktivitetet e pranimit dhe se është shtuar në inventar sistemi ŞAHİN i cili është zhvilluar për Forcat të Armatosura të Türkiye-s (TSK).

I zhvilluar për shkatërrimin e dronëve mini-mikro me krahë rrotullues dhe fiks dhe kundër kërcënimeve nga avionët maket, ŞAHİN mund të kryejë gjurmimin e objektivit dhe përllogaritjet balistike për objektivin duke siguruar orientim (angazhim) në pozicionin e raportuar nga radari.​​​​​​​

Sistemi mund të përdoret në fusha të tilla si mbrojtja e objekteve kritike, sigurinë kufitare dhe mbrojtjen ajrore. Bashkë me këtë, sistemi ŞAHİN, i cili ndodhet në një rimorkio të tërheqshme dhe ka një arkitekturë të sistemit modular, ka veçori të lehta transferimi dhe instalimi.

Kategoritë
BotaLajme