Forcat izraelite arrestuan 10 palestinezë në Bregun Perëndimor

Numri i palestinezëve të ndaluar në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023 ka kaluar 12.100

Ushtria izraelite ka arrestuar 10 palestinezë gjatë bastisjeve në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët nga Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) dhe Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë thuhet se ushtarët izraelitë vazhduan bastisjet e tyre në shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor.

Në deklaratë thuhet se që nga mbrëmë janë kryer bastisje në qytetet Khalil, Betlehem, Nablus, Qalqilya, Tubas dhe Ramallah dhe janë ndaluar 10 persona, mes tyre edhe ish të arrestuar.

Në deklaratë thuhet se shtëpitë e palestinezëve u shkatërruan gjatë bastisjeve ndërsa të arrestuarit dhe familjet e tyre iu nënshtruan rrahjeve dhe kërcënimeve, si dhe u njoftua se numri i palestinezëve të ndaluar në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023 ka kaluar 12.100.

Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmin e tij në Rripin e Gazës, ka patur rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Të paktën 824 palestinezë janë vrarë në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që kanë uzurpuar tokat palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023.

Kategoritë
BotaLajme