Forcat izraelite kanë vrarë mbi 100 palestinezë në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori

“Që nga 7 tetori, kur filluan përleshjet në Gaza, 110 palestinezë kanë humbur jetën në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor me plumba të ushtarëve izraelitë dhe kolonëve hebrenj, ndërsa janë plagosur 1.900 palestinezë”

Të paktën 110 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve hebrenj që nga 7 tetori në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Ministria palestineze e Shëndetësisë publikoi një njoftim lidhur me çështjen.

Njoftimi bëri të ditur se që nga 7 tetori, kur filluan përleshjet në Gaza, 110 palestinezë kanë humbur jetën në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor me plumba të ushtarëve izraelitë dhe kolonëve hebrenj, ndërsa janë plagosur 1.900 palestinezë.

Konflikti në Gaza filloi kur grupi palestinez Hamas më 7 tetor nisi operacionin “Tufani i Aksasë”, një sulm i befasishëm i shumanshëm që përfshinte lëshime raketash dhe depërtimesh në Izrael përmes tokës, detit dhe ajrit.

Hamasi tha se operacioni ishte në hakmarrje për sulmet ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe dhunës në rritje nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve.

Ushtria izraelite më pas nisi një bombardim të pamëshirshëm të objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës.

Pothuajse 8.500 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 7.028 palestinezë dhe 1.400 izraelitë.

Kategoritë
BotaLajme