Forcat izraelite penguan ezanin e jacisë në Mesxhid Al-Aksa

Pengimi i muezinit në thirrjen e ezanit u bë nën pretekstin e festimeve të kolonëve në oborrin e Murit Perëndimor (Sheshi Al-Buraq) të kompleksit të Mesxhid Al-Aksasë.

Forcat izraelite penguan mbrëmë përfundimin e ezanit të jacisë në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, raporton Anadolu.

Pengimi i muezinit në thirrjen e ezanit u bë nën pretekstin e festimeve të kolonëve në oborrin e Murit Perëndimor (Sheshi Al-Buraq) të kompleksit të Mesxhid Al-Aksasë, raportoi agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa.

Më herët gjatë ditës, dhjetëra kolonë hebrenj të shoqëruar nga policia izraelite bastisën kompleksin, tha Wafa.

Forcat izraelite sulmuan muslimanët në Xhaminë Al-Aksa.

Kategoritë
BotaLajme