Forcat izraelite plagosën 3 palestinezë në Bregun Perëndimor

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, një numër i madh ushtarësh izraelitë bastisën disa shtëpi në Nablus të Bregut Perëndimor dhe kryen kontrolle

Gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar, forcat izraelite plagosën 3 palestinezë ndërsa 35 të tjerë u prekën nga gazi i hedhur, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, një numër i madh ushtarësh izraelitë bastisën disa shtëpi në Nablus të Bregut Perëndimor dhe kryen kontrolle.

Më pas ka ndodhur një përplasje mes palestinezëve që reaguan ndaj bastisjeve dhe ushtarëve izraelitë.

Forcat izraelite ndërhynë tek palestinezët duke përdorur gaz lotsjellës, plumba të vërtetë dhe plumba gome. Palestinezët bllokuan rrugët dhe hodhën gurë dhe kokteje molotov mbi ushtarët.

Në deklaratën me shkrim të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze thuhet se një person është plagosur me plumb të vërtetë, dy persona janë plagosur nga plumbat e gomës dhe 35 persona të tjerë janë prekur nga gazi lotsjellës.

Forcat izraelite, të cilat shpesh bastisin shtëpitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme.

Herë pas here ndodhin incidente mes banorëve palestinezë dhe ushtarëve izraelitë, të cilët reagojnë ndaj bastisjes së ushtrisë izraelite.

Kategoritë
BotaLajme