Forcat izraelite plagosën 4 palestinezë dhe arrestuan 13 tjerë në Bregun Perëndimor të pushtuar

Forcat izraelite bastisën qytetet Jericho, Betlehem, Ramallah dhe Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar

Forcat izraelite plagosën 4 palestinezë dhe arrestuan 13 palestinezë tjerë në bastisjet e tyre në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, forcat izraelite bastisën kampin e refugjatëve Aqaba Jabr në Jericho.

Një palestinez, i cili u qëllua me municion të vërtetë nga forcat izraelite gjatë bastisjes, u dërgua në spital.

Forcat izraelite që penguan për pak ekipet e ndihmës së parë që donin të ndërhynin me palestinezin e plagosur, ndaluan në kampin e refugjatëve 5 palestinezë, 3 prej tyre nga e njëjta familje.

Forcat izraelite bastisën pjesë të ndryshme të qytetit të Bethlehemit dhe arrestuan 4 palestinezë.

Babai i njërit prej të rinjve palestinezë të arrestuar, Ahmed Lutfi Assad, tha se forcat izraelite vodhën dy copa ari teksa ai ishte i ndaluar.

Ushtarët izraelitë bastisën gjithashtu kampin e refugjatëve Qaddura dhe qytetin Turmusayya në qytetin e Ramallah.

Gjatë bastisjeve, dy palestinezë u arrestuan në kampin e refugjatëve Qaddura dhe një palestinez në Turmusayya.

Forcat izraelite plagosën 3 palestinezë në bastisjen e tyre në kampin e refugjatëve Jenin në veri të Bregut Perëndimor.

Ministria e Shëndetësisë palestineze njoftoi se 3 të plagosurit e qëlluar nga forcat izraelite u transferuan në spital.

Një palestinez u arrestua gjithashtu në bastisjen në rajonin Al-Target të Jeninit.

Forcat izraelite, të cilat bastisin shpesh shtëpitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme.

Herë pas here ndodhin incidente mes banorëve palestinezë dhe ushtarëve izraelitë, të cilët reagojnë ndaj bastisjes së ushtrisë izraelite.

Kategoritë
BotaLajme