Forcat izraelite plagosin 4 palestinezë dhe arrestojnë disa të tjerë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite bastisën kampin e refugjatëve “Akbat Jebr” në qytetin jugor të Bregut Perëndimor të pushtuar, Eriha

Forcat izraelite kanë plagosur 4 palestinezë ndërsa arrestuan 14 të tjerë pas një bastisjeje në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve, WAFA, forcat izraelite bastisën kampin e refugjatëve “Akbat Jebr” në qytetin jugor të Bregut Perëndimor, Eriha.

Gjatë bastisjes, forcat izraelite hapën zjarr ndaj 4 palestinezëve. Të plagosurit u dërguan në spitalin e qytetit.

Ndërkohë, në njoftimin e ushtrisë izraelite thuhet se janë arrestuar 14 palestinezë në bastisjet e kryera në rajonet e ndryshme të Bregut Perëndimor.

Forcat izraelite, të cilat shpesh bastisin Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme.

Kategoritë
BotaLajme