Forcat izraelite shkatërruan me eksploziv shtëpinë e një palestinezi të cilin e kishin vrarë më parë

Forcat izraelite shkatërruan me eksploziv shtëpinë e një palestinezi, i cili më parë u vra me pretendimin për “organizimin e një sulmi”, në Bregun Perëndimor të pushtuar

Forcat izraelite shkatërruan me eksploziv shtëpinë e një palestinezi, i cili më parë u vra me pretendimin për “organizimin e një sulmi”, në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

Një njësi inxhinierike e ushtrisë izraelite vendosi mjetin shpërthyes për të shkatërruar shtëpinë e familjes së Mohammed al-Jaberit, i cili u qëllua për vdekje nga ushtarët izraelitë tetorin e kaluar, në qytetin e El-Khalilit të Bregut Perëndimor.

Kur mjeti i parë shpërthyes i vendosur në banesën e katit të katërt nuk ka shfaqur “efektin e pritshëm”, është përdorur mjeti i dytë shpërthyes.

Efekti i shpërthimit ka shkaktuar dëme në shtëpitë dhe objektet përreth ndërsa janë thyer xhamat e banesave në apartamentin tjetër.

Samih al-Jaberi, djali i xhaxhait të Jaberit, i cili jeton në të njëjtën lagje, për AA tha se përveç banesës së synuar edhe ndërtesat përreth janë prekur. Duke theksuar se shpërthimi është ndjerë në të gjithë lagjen, Samih tha se pas incidentit rreth 50 familje të lagjes, të cilët dolën në rrugë, kanë mbetur jashtë.

Ai tha se pasi shpërthimi i parë nuk ishte shumë efektiv, u dëgjua zhurma e shpërthimit të dytë dhe ishte shumë e dëmshme.

Samih tha se populli palestinez nuk do të heqë dorë nga të drejtat e tij. Ai shtoi se janë falënderues që shtëpia u shkatërrua por nuk pati të vdekur. “Shtëpitë e dëmtuara mund të rindërtohen, por nuk ka dëmshpërblim për jetë”, u shpreh Samih.

Një grua palestineze, e cila ka zbritur në rrugë nga frika dhe paniku i shpërthimit, tha se ka pasur shumë dëme dhe se nipërit e saj janë shumë të frikësuar.

Në deklaratën me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se është shkatërruar shtëpia e personit që kreu sulmin, i cili vrau një izraelit dhe plagosi disa tjerë.

Në një sulm më 29 tetor u vra një izraelit në vendbanimin hebre Kiryat Arba në qytetin El-Khalil të Bregun Perëndimor. Pas incidentit, forcat izraelite qëlluan dhe vranë Mohammed al-Jaberin, duke pretenduar se ai ishte autori i sulmit.

Kategoritë
BotaLajme