Forcat izraelite vrasin një vajzë të re palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi se 26-vjeçarja Iman Odeh u plagos rëndë nga ushtarët izraelitë në Huwwara të qytetit Nablus, në veri të Bregut Perëndimor

Ushtarët izraelitë kanë vrarë një vajzë të re palestineze me pretendimin se “goditi me thikë” një person në vendbanimin e pushtuar Huwwara të Bregut Perëndimor, transmeton Anadolu

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi se 26-vjeçarja Iman Odeh u plagos rëndë nga ushtarët izraelitë në Huwwara të qytetit Nablus, në veri të Bregut Perëndimor.

Thuhet se vajza e re, e cila u dërgua në Spitalin Shtetëror Rafidiye në Nablus, ka ndërruar jetë në spital.

Ushtrisë izraelite, nga ana e saj, pretendoi se një kolon 20-vjeçar hebre është sulmuar me thikë në incidentin në Huvwara.

Thuhet se koloni mashkull ka mbetur i plagosur lehtë, ndërsa i dyshuari i sulmit është “neutralizuar”.

Ushtria izraelite kohët e fundit ka shtuar bastisjet dhe operacionet e ndalimit në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Forcat izraelite, të cilat shpesh ndërhyjnë me plumba të vërtetë dhe me plumba gome kundër palestinezëve që protestojnë kundër bastisjeve, që nga fillimi i vitit kanë vrarë të paktën 108 palestinezë, përfshirë 20 fëmijë dhe dy gra.

Nga ana tjetër, palestinezët në Bregun Perëndimor, veçanërisht në Nablus dhe zonat përreth si Huwwara dhe Burin, shpesh janë objektivë të kolonëve fanatikë hebrenj që jetojnë në vendbanimet ilegale përreth.

Kategoritë
BotaLajme