Forcat ruse i linin pa ngrënë e pa pirë, zbulohet një dhomë torture për fëmijë në Kherson

Hetuesit në Ukrainë kanë gjetur një tjetër dhomë torture në Kherson, në të cilën dyshohet se janë mbajtur dhe abuzuar fëmijë nga forcat ruse.

Lajmin e bëri të ditur shefi i të drejtave të njeriut në Ukrainë, Dmytro Lubinets.

Shërbimet ruse të sigurisë i mbajtën fëmijët në atë që ata e quanin “qelia e fëmijëve”. Sipas asaj që citohet të ketë thënë Lubinets vogëlushëve u është dhënë ujë në sasi shumë të vogël dhe thuajse aspak ushqim.

Sipas dëshmive, fëmijët iu nënshtruan abuzimit psikologjik nga duart e robëruesve rusë, të cilët sipas dëshimive, u thoshin të miturve se prindërit i kishin braktisur dhe se ata nuk do të ktheheshin më në shtëpi.

Ndërkohë, avokati i Popullit ukrainas është shprehur: “Për herë të parë kemi regjistruar torturat e fëmijëve. Mendova se fundi nuk kishte ku të shkonte më këq pas Bucha-s dhe Irpin-it… Por fundin e prekëm në Kherson.”

Lajmi është bërë i ditur nga pala ukrainase dhe nuk është verifikuar ende në mënyrë të pavaruar nga mediat ndërkombëtare.

Kategoritë
BotaLajme