Forcat turke “neutralizojnë” një të ashtuquajtur drejtues të lartë të PKK/YPG-së në Siri

Agjencia turke e inteligjencës neutralizoi Muhsin Yağan, administratorin e ashtuquajtur të rajonit Kamishli.

Forcat turke “neutralizuan” një të ashtuquajtur anëtar të lartë të grupit terrorist PKK/YPG në verilindje të Sirisë, njoftuan sot burime të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Muhsin Yağan, për të cilin autoritetet thonë se kishte planifikuar dhe kryer akte të shumta terroriste kundër forcave të sigurisë në kufi, u neutralizua në një operacion nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës e Türkiye-s (MIT) në rajonin Kamishli, thanë burimet, të cilat kërkuan të mbeten anonime.

Yağan, me emrin e koduar Dijvar Silopi, ishte i ashtuquajtur administrator i grupit terrorist PKK/YPG në Kamishli.

Ai iu bashkua PKK-së në vitet 1990 dhe u angazhua në aktivitete terroriste në Şırnak, duke vepruar më vonë edhe në Irak dhe Iran.

Yağan u dërgua në Kamishli në vitin 2020 me urdhër të Murat Karayilan, një nga drejtuesit e PKK-së, duke u bërë administrator i ashtuquajtur i grupit terrorist atje.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiye-s, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja, Britania e Madhe dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40 mijë njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Kategoritë
BotaLajme