Formacionet zyrtare, Real Madrid – Barcelona: Ancelotti dhe Flick futen me të gjitha forcat

Real Madridi dhe Barcelona do të luajnë sot (e shtunë) me fillim nga ora 21:00 El Clasicon e parë zyrtare të këtij edicioni.

Kjo ndeshje po pritet me padurim nga të gjithë tifozët anembanë botës, madje po konsiderohet si ndeshja më emocionuese që nga koha e Messit dhe Ronaldos.

Mysafirët arrijnë në këtë sfidë si lider i tabelës në La Liga me 27 pikë të grumbulluara, teksa Real Madridi renditet në pozitën e dytë me 24 sosh dhe do të synojë të vendos baraspeshën.

Ancelotti i ka besuar lojtarëve të rinj për këtë derbi, duke vendosur të startojë nga minuta e parë me Bellingham, Camavinga, Tchouameni dhe Valverde në mesfushë të cilët do të ndihmojnë dyshen Vinicius dhe Mbappe që udhëheqin sulmin.

Flick në anën tjetër nuk ka ndryshuar shumë nga ndeshja me Bayernin, me fazën e mbrojtjes që mbetet e njëjta e po ashtu edhe dyshja e mesfushës me Pedri dhe Marc Casado teksa sulmit i prin treshja Raphinha, Lewandowski dhe Yamal.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: Lunin, Vazquez, Militao, Rudiger, Mendy, Bellingham, Camavinga, Tchouameni, Valverde, Mbappe, Vinicius.

Kategoritë
LajmeSport