Foto intime e Novak Gjokoviqit dhe aktoreje turke bëri bujë në publik

Një foto e Novak Gjokoviqit dhe aktores turke Zeynep Utka është shfaqur në internet dhe ka bërë bujë në publik.

Tenisti i njohur po shijon dashurinë me bashkëshorten e tij Jelenën, me të cilën ka qenë në shkollë të mesme dhe asgjë nuk mund t’ua lëkund e ua trazojë përrallën. Mirëpo, në Instagram është shfaqur një foto e tenistit dhe aktores turke, e cila duket se ka tronditur publikun më shumë sesa gruan e tij.

Pozimi intim i Novakut me një brune magjepsëse në rrjetet sociale shkaktoi një stuhi të vërtetë. Fotoja është realizuar në një restorant në Katar gjatë Kupës së Botës.
“Darkë e bukur me Novak Gjokoviçin”, ka thënë Zeynep në një postim në Instagram.

Si një sportist dhe tifoz i madh, Gjokoviç nuk mund të mungonte në fund të kampionatit dhe shkoi në Katar për të ndjekur ndeshjen finale mes Argjentinës dhe Francës dhe nuk do të ishte mrekulli nëse nuk do të fotografohej në shoqëri shumë atraktive.

Pas ndeshjes, tenisti  njohur ka vendosur të argëtohet, ndaj ka shkuar për darkë në një restorant prestigjioz ku shoqërohej nga Zeynep Utka.

 

Kategoritë
FunTë ndryshme