Foto virale: Shqiptari është fshehur në një çati disa centimetra mbi kokën e një polici në Londër

Mediat britanike publikuan një foto interesante të një personi që qëndron në çati, ndërsa një polic është në dritare dhe kontrollon nëse i arratisuri është afër.

Bëhet fjalë për 32-vjeçarin shqiptar Etmond Lica, i cili tentoi t’i shpëtonte policisë në një mënyrë mjaft interesante. Lica u fsheh në dritaren e një çatie, por përpjekja e tij dështoi.

Ata e fotografuan atë, pamjet u bënë virale dhe ngjarja u raportua nga BBC. Shihet sesi shqiptari po i qëndron “kokës” policit.

Para gjykatës, më pas ai u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit, ndërsa tha se në shtator të vitit të kaluar kishte shkuar në Angli me një gomone, duke shpresuar për një të ardhme më të mirë, shkruajnë mediat angleze. Gjykata e dënoi me dy vjet e katër muaj burg.

Kategoritë
BotaLajme