Përveç establishmentit politik, në inaugurimin e presidentit të ri amerikan Donald Trump morën pjesë edhe drejtuesit e pothuajse të gjitha korporatave më të mëdha botërore.
Në ceremoninë e betimit të liderit të ri të Amerikës, ishte i pranishëm edhe drejtuesi kryesor i kompanisë Alphabet, përkatësisht Google, Sundar Pichai.
Ai u pa në shoqërinë e një tjetër fuqie teknologjike botërore, Elon Musk, drejtues i kompanive SpaceX, Tesla dhe Twitter, dhe personi që në administratën e Trump-it do të jetë përgjegjës për departamentin e efikasitetit të qeverisë së SHBA-së.
Përveç tij, në inaugurim ishin edhe Mark Zuckerberg, drejtuesi kryesor i Facebook-ut dhe Instagram-it, si dhe pronari i Amazon-it, Jeff Bezos.
Për shkak të temperaturave të ulëta, ceremonia u zhvendos brenda ndërtesës së Kapitolit, gjë që ishte parë për herë të fundit në vitin 1985, kur betimin e bëri Ronald Reagan.