Fotografia familjare e Salah para pemës së Krishtlindjeve sërish nxit polemika të shumta

Futbollisti egjiptian Mohamed Salah ka shkaktuar sërish shumë reagime mbrëmjen e sotme pasi ka publikuar një foto familjare në profilin e tij në Instagram.

Në foto, Salah është në shoqërinë e gruas së tij Maggi dhe dy vajzave (Makka dhe Kayan), dhe pas familjes së buzëqeshur është një pemë e dekoruar e Krishtlindjeve.

Egjiptiani ka shfrytëzuar rastin të urojë festën më të gëzuar të krishterë, Krishtlindjen, me foton e publikuar.

“Gëzuar Krishtlindjet”, ka thënë Salah dhe si vitet e kaluara ka shkaktuar një ortek komentesh në rrjetet sociale.

Përveç atyre që falënderuan sulmuesin e Liverpool-it për urimet dhe atyre që lavdëruan familjen e buzëqeshur, një numër i madh i tyre e kritikuan atë duke konsideruar se ky akt nuk është i përshtatshëm për myslimanët.

Salah nuk do të ketë shumë mundësi t’i kushtojë vëmendje komenteve pasi ka angazhime në klub.
Tashmë të hënën, Liverpool do të luajë një ndeshje të re në Premiership, jashtë shtëpisë ndaj Aston Villas.

Kategoritë
Sport